Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se “Dardanët” do të provojnë t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, pavarësisht se nuk do të jetë e lehtë.
Tekniku gjerman në konferencë për shtyp konfirmoi se Kosova ka mungesa shkaku i lëndimeve, si dhe disa pensionime, por e sheh pozitive prurjet e reja.
“Mezi presim t’i luajmë këto katër ndeshjet e radhës. Do të përgatitemi këto ditë sidomos ndaj Irlandës. Duam ta fitojmë secilën ndeshje, por siç tha Bajrami na mungojnë disa lojtarë shkaku i lëndime, disa janë tërhequr”.
“Por, kemi ftuar edhe lojtarë të rinj. Tani për ditët e ardhshme kemi me luajtur me një ekip të mirë, të urritur për fitore. Është me rëndësi të luajmë me intensitet të fortë dhe kemi përparësi sepse luajmë në shtëpi. Shpresoj të fitojmë”.
“Na mungojnë disa lojtarë me pervojë dhe të rëndësishëm. Rexhbeçaj dhe Muslija mungojnë shkaku i lëndimeve, por kemi 27 lojtarë të tjerë që i kemi nominuar dhe kam 100 për qind besim. Do të shohim në ditët e ardhshme për të gjetur një formacion ideal”.
Kujtojmë, Kosova të enjten përballet me Irlandën./Telegrafi/