KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Franca vendos rekord të madh pas fitores ndaj Norvegjisë

Franca vendos rekord të madh pas fitores ndaj Norvegjisë

Kombëtarja e Francës ka regjistruar edhe një rekord të mirë pozitiv përpos fitores bindëse ndaj Norvegjisë.

Skuadra e Didier Deschamps e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, me Ousmane Dembele që realizoi golin e avantazhit pas vetëm shtatë minutash lojë. Francezët triumfuan në fund me rezultat të thellë 4-1, ndërsa sulmuesi i Paris Saint-Germain realizoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar një het-trik spektakolar.

Sipas të dhënave të “Stats du Foot”, ky është rasti i parë që nga Kupa e Botës 1998 që Franca arrin të shënojë gol në secilën prej tri ndeshjeve të fazës së grupeve të turneut. Një statistikë që rikthen kujtimet e edicionit të vitit 1998, kur “Les Bleus” fituan titullin e tyre të parë botëror në shtëpi.

Skuadra e Deschamps e mbylli grupin I në vendin e parë me pikë të plota dhe konfirmoi statusin e një prej favoriteve kryesore për trofeun në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Ndërkohë, Franca në raundin e 32-të do të përballet me Suedinë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.