KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Franca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele me het-trik

Franca tregon fuqinë e saj para një Norvegjie ‘të dorëzuar’, shkëlqen Dembele me het-trik

Franca ka regjistruar një fitore të rëndësishme 4-1 ndaj Norvegjisë në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror 2026, në një ndeshje ku “Gjelat” treguan forcë ofensive dhe efikasitet të lartë në momentet vendimtare.

Takimi nisi me ritëm të lartë dhe me një rast të artë për Francën që në minutën e parë, kur Kylian Mbappé depërtoi në zonë dhe goditi drejt portës, por Egil Selvik reagoi në mënyrë fantastike duke devijuar topin në traversë.

Franca kaloi në epërsi në minutën e shtatë. Mbappe asistoi për Ousmane Dembelen, i cili nga afërsia nuk gaboi për 1-0.

Dominimi francez vazhdoi dhe në minutën e 20-të, Mbappe sërish ishte protagonist me një asistim të saktë për Dembelen, i cili realizoi golin e dytë me një goditje precize në cepin e majtë të portës për 2-0.

Norvegjia reagoi shpejt. Në minutën e 21-të, Andreas Schjelderup asistoi për Thelo Aasgaard, i cili ngushtoi shifrat në 2-1 me qetësi para portës.

Megjithatë, Franca nuk humbi kontrollin. Në minutën e 32-të, Aurelien Tchouameni gjeti Dembelen në zonë dhe sulmuesi francez kompletoi dopietën e tij personale për të çuar rezultatin në 3-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Norvegjia pati mundësinë më të madhe për t’u rikthyer në lojë në minutën e 50-të, por Jorgen Larsen dështoi nga penalltia, pasi Mike Maignan priti goditjen e tij.

Deri në fund, Franca arriti ta realizojë edhe golin e katërt, me Desire Doue që u përkujdes për epilogun përfundimtar 4-1 pas një goli me kokë në minutën e 94-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.