KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Franca do të hapë konsullatë në Grenlandë më 6 shkurt

Franca do të hapë konsullatë në Grenlandë më 6 shkurt

Franca do të hapë një konsullatë në Grenlandë më 6 shkurt, një veprim që ishte planifikuar që nga viti i kaluar, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, mes përpjekjeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të marrë kontrollin e territorit të Arktikut.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë shantazhin ndaj Grenlandës dhe shprehjen e dëshirës së tyre për të marrë kontrollin mbi territorin autonom danez”, shtoi ai në radion RTL.

“Sulmi ndaj një anëtari tjetër të NATO-s nuk do të kishte kuptim, madje do të ishte në kundërshtim me interesat e Shteteve të Bashkuara dhe kështu ky shantazh padyshim që duhet të ndalet”, shtoi Barrot, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër është planifikuar të mbahet një takim në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Danimarkës, Grenlandës dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe Sekretari amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Ndryshe, që nga ardhja në pushtet, Trump ka shprehur vazhdimisht interesim për marrjen nën kontroll të Grenlandës, që sipas tij ka rëndësi strategjike për Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.