KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Franca do ta ndjek shembullin e Australisë për rrjetet sociale

Franca do ta ndjek shembullin e Australisë për rrjetet sociale

Francë synon të ndjekë shembullin e Australisë dhe të ndalojë përdorimin e platformave të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga fillimi i vitit shkollor 2026, pra nga shtatori.

Projektligji që ndalon personat nën 15 vjeç të përdorin rrjetet sociale do të dorëzohet për kontrollin ligjor dhe pritet të diskutohet në parlament në fillim të vitit të ri.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të qartë në javët e fundit se dëshiron që Franca të ndjekë shpejt modelin e Australisë, e cila ka vendosur një ndalim për të rinjtë nën 16 vjeç, i cili hyri në fuqi në dhjetor.

Kjo përfshin platforma si Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube.

Sipas raportimeve të Le Monde dhe France Info, projektligji i përfunduar përmban dy masa kryesore – ndalim të rrjeteve sociale për personat nën 15 vjeç dhe ndalim të telefonave celularë në shkollat e mesme, ku shkollohen të rinj nga 15 deri në 18 vjeç.

Telefonat tashmë janë të ndaluar në shkollat fillore dhe të mesme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.