KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Fotografitë më nuk janë të sigurta në Google Drive

Fotografitë më nuk janë të sigurta në Google Drive

Google po heq integrimin e vjetër mes Google Drive dhe Google Photos. Kjo do të thotë se fotografitë dhe videot e reja nuk do të ruhen më automatikisht në Drive, siç ndodhte më parë.

Ndryshimi nuk i fshin skedarët ekzistues, por prek fotografitë e reja të krijuara pas 10 gushtit. Nëse përdoruesit nuk ndryshojnë cilësimet, fotografitë e reja mund të mos kenë më kopje rezervë në vendin ku ishin mësuar t’i ruanin.

Për vite me radhë, përdoruesit mund t’i shihnin fotografitë e ruajtura në Google Photos edhe në Google Drive.

Tani kjo lidhje po ndërpritet dhe fotografitë do të ruhen kryesisht përmes Google Photos, pa sinkronizim automatik me Drive.

Për të shmangur humbjen e fotografive të reja, përdoruesit duhet të hapin Google Photos → Settings → Backup & Sync dhe të kontrollojnë nëse opsioni i kopjeve rezervë është aktivizuar.

Për ata që e përdornin Google Drive si një kopje shtesë rezervë, ndryshimi nënkupton se duhet të gjejnë një alternativë. Nëse kopja rezervë nuk është konfiguruar siç duhet, fotografitë e reja mund të mbeten të ruajtura vetëm në telefon. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.