Një foshnjë e porsalindur ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi një video e shfaq duke qëndruar e qetë, me të dyja duart pas kokës dhe njërën këmbë mbi tjetrën, vetëm pak minuta pas lindjes.
Videoja u publikua nga pediatri dhe specialisti i neonatologjisë, Dr. Islam Eldeh, nga Kajro, Egjipt.
Nën mbishkrimin “Mbreti i vogël!”, pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta dhe komente nga përdoruesit, të cilët e kanë cilësuar foshnjën si shembullin e përsosur të relaksimit.
“Ky është brezi Beta, që e ka kuptuar balancën mes punës dhe jetës që në ditën e parë”, shkroi një përdorues.
Një tjetër komentoi: “Unë sapo linda dhe tashmë jam i lodhur. Më duhet të pushoj”.
Videoja vazhdon të argëtojë përdoruesit, të cilët e kanë pagëzuar foshnjën si “mbretin e vogël të relaksimit”. /Telegrafi/

