Sot, në organizim të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të mbahet tubimi qendror për prezantimin e kandidateve për deputete, të cilat synojnë të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë ngjarje do të prezantohet vizioni, programi dhe angazhimi i grave që garojnë për një ulëse në legjislativ, me fokus në fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.
“Sot, në organizim të Forumit të Gruas të LDK-së, prezantojmë kandidatet tona për deputete. Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim qendror, ku do të prezantohet vizioni dhe angazhimi i grave që synojnë të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës. Salla e Kuqe – Pallati i Rinisë, Prishtinë. Ora 12:00”. /Telegrafi/
