KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Formacioni i javës në Zvicër “frymon” shqip

Formacioni i javës në Zvicër “frymon” shqip

Katër yjet shqiptarë Donat Rrudhani, Samuel Krasniqi, Lutfi Dalipi dhe Uran Bislimi kanë zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Zvicër.

Secili nga lojtarët dha paraqitje fantastike për ekipet e tyre, kësisoj zunë vend në 11-shen më të mirë të “SofaScore”.

Samuel Krasniqi i Grasshoppers rezultoi të jetë më i vlerësuari me notën 9.2, derisa paraqitje të shkëlqyer kishte edhe Lutfi Dalipi i Vaduz me notën 8.8.

Rrudhani që shkëlqeu te Sioni me gol e asistim u vlerësua me 8.4, derisa Bislimi i Luganos me 8.5.

Formacioni më i mirë i javës:


Përndryshe, nga këta të katërt vetëm Rrudhani përfaqëson Kosovën, me Bislimin që ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën, derisa Krasniqi e Dalipi janë në grupmoshat e reja të “Helvetikëve”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.