KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona

Barcelona rikthehet sonte në fushë për të luajtur ndeshjen e radhës në kuadër të kampionatit spanjoll, La Liga, ku do të jetë mysafire e skuadrës së Real Betisit.

Katalunasit po kalojnë një periudhë me formë të lartë dhe në këtë përballje hyjnë me synimin e qartë për të regjistruar fitoren e dhjetë radhazi në të gjitha garat, duke vazhduar marshimin drejt objektivave sezonalë, transmeton Klankosova.tv.

Lajmi më pozitiv për stafin teknik dhe tifozët "blaugrana" është rikthimi i plotë nga lëndimet i dyshes kryesore, Raphinha dhe Frenkie de Jong.

Që të dy lojtarët janë përfshirë në listë, ndonëse pritet ta nisin ndeshjen nga stoli për të marrë minuta gradualisht në pjesën e dytë.

Përballja ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, me fillim nga ora 18:00 dhe do të transmetohet në kanalet e sportit në platformën Artmotion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.