Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit ndaj Connah’s Quay Nomads në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas barazimit pa gola (0:0) në takimin e parë, skuadra nga Suhareka synon të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë para tifozëve të saj.
Trajneri Mislav Karoglan ka vendosur të luajë në sulm me emra si Valentin Serbe, Almi Klinaku dhe Engjëll Ajazaj.
Fituesi i kësaj përballjeje do të avancojë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso, Sabanadzovic, Giovanni, Kuç, Klinaku, Serebe, Ajazaj.
Connah’s Quay: Renshaw, Stone, Cowan, Deane, Flynn, Ferguson, Jones, Shariff, West, Murray dhe Franklin.
/Telegrafi/
