Një vajzë palestineze është arrestuar nga forcat izraelite pranë hyrjes së Bab Hutta, një prej portave që të çojnë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi teksa e reja po përpiqej të hynte në Xhaminë Al-Aksa.
Raportohet se forcat izraelite e ndaluan atë dhe ia hoqën hixhabin me forcë, përpara se ta arrestonin.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje lidhur me incidentin, duke nxitur diskutime të shumta.
Deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e arrestimit.
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa mbetet një nga pikat më të ndjeshme të konfliktit izraelito-palestinez, ku përplasjet dhe tensionet mes palestinezëve dhe forcave izraelite ndodhin shpesh, veçanërisht gjatë periudhave të festave fetare dhe ngjarjeve politike. /Telegrafi/
