KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forcat e rendit konfirmojnë: Po planifikohet hapja e “Radio Policia”

Forcat e rendit konfirmojnë: Po planifikohet hapja e “Radio Policia”

Policia ka konfirmuar përmes një përgjigje me shkrim pë Klankosova.tv se po planifikon hapjen e një radioje.

Në përgjigje, organet e rendit specifikojnë se janë konsultuar modele të ndryshme përfshirë edhe ajo e Radio KFOR-it.

Po ashtu me hapjen e kësaj radioje synohet promovimi i punës së policisë.

"Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, Policia e Kosovës vite më parë ka filluar analizimin përmes grupit punues për radio të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka konsultuar edhe partnerë ndërkombëtarë e vendor, përfshirë edhe modelin e radio KFOR-it që funksionon që nga paslufta në Kosovë, si dhe takime me disa radio të ndryshme në Kosovë, për procedurat e funksionimit dhe punës së tyre në transmetim të lajmit/informacionit. Andaj sipas planifikimeve e procedurave të parapara, PK-ja ka bërë analizë për radio të PK- së, me qëllim të promovimit të punës së policisë në komunitet dhe policia me qenë sa më afër qytetarëve për të adresuar shqetësimet e çështjet e sigurisë në bashkësi. Policia e Kosovës, është ndër institucionet më të besuara dhe transparente në vend, andaj ka për qëllim që ta mirëmbajë dhe avancoj besimin dhe transparencën e saj", thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.