KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmojnë se rusët kanë marrë më shumë se 50 civilë nga rajoni Sumy

Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmojnë se rusët kanë marrë më shumë se 50 civilë nga rajoni Sumy

Forcat ruse kanë kaluar kufirin shtetëror të Ukrainës pranë fshatit Hrabovske në rajoni Sumy dhe i kanë marrë më shumë se 50 civilë nga zona.

Dmytro Lykhovii, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, njoftoi për veprimin më të fundit të forcave ruse, transmeton Telegrafi.

Lykhovii tha se forcat mbrojtëse të Ukrainës u tërhoqën nga disa pozicione pranë Hrabovske si rezultat i ofensivës ruse, transmeton Telegrafi.

Pasi forcat ruse pushtuan vendbanimin, më shumë se 50 civilë ukrainas u çuan me forcë në territorin e Federatës Ruse.

Shumica e tyre janë burra dhe gra të moshuar; njëra prej grave është 89 vjeç.

Pothuajse të gjithë kishin refuzuar më parë të evakuoheshin më thellë në territorin e kontrolluar nga Ukraina, theksoi Lykhovii.

Agjencitë e zbatimit të ligjit kanë nisur tashmë një hetim për deportimin me forcë të civilëve, ndërsa Forcat e Armatosura të Ukrainës i konsiderojnë këto veprime si shkelje të Konventave të Gjenevës.

Ushtria gjithashtu u bëri thirrje banorëve të zonave kufitare të evakuohen.

“Autoritetet e rajonit Sumy kanë organizuar procesin e evakuimit: më shumë se 30,000 njerëz janë evakuuar tashmë, ndërsa pothuajse 5,700 të tjerë, përfshirë 38 fëmijë, kanë refuzuar të largohen”, shtoi Lykhovii. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.