KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Fondi Pensional: Pensionet janë të sigurta, nuk ka rrezik për pagesat dhe shërbimet shëndetësore

Fondi Pensional: Pensionet janë të sigurta, nuk ka rrezik për pagesat dhe shërbimet shëndetësore

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor siguron se pensionistët nuk kanë arsye për shqetësim pas publikimit të raportit përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit për punën e institucionit gjatë vitit 2024.

Nga Fondi theksojnë se pagesa e pensioneve vazhdon rregullisht, ndërsa të drejtat shëndetësore të pensionistëve mbeten plotësisht të garantuara.

Nga Fondi Pensional thonë se detyrimet e rritura ndaj Fondit Shëndetësor dhe shtyllës së dytë pensionale janë pasojë e rritjes së pensioneve për rreth 347 mijë pensionistë, e jo e problemeve financiare në institucion.

Sipas revizionit, deri në fund të shkurtit Fondi kishte detyrime prej 136,4 milionë eurosh për sigurimin shëndetësor të pensionistëve dhe 42,2 milionë euro kontribute të pashpërndara ndaj fondeve private pensionale.

Tutje nga Fondi Pensional theksojnë se tashmë janë ndërmarrë masa për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe se nuk ka asnjë rrezik për funksionimin e sistemit pensional.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.