KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fondi Pensional-Maqedoni: Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë më 2 janar 2026

Fondi Pensional-Maqedoni: Pensionet e dhjetorit do të paguhen në kohë më 2 janar 2026

Fondi Pensional i Republikës së Maqedonisë njofton të gjithë përfituesit e pensioneve se fondet e nevojshme për pagesën e pensioneve për muajin dhjetor 2025 janë siguruar plotësisht.

Si institucion përgjegjës për pagesën e pensioneve dhe sigurimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe të sigurimeve shoqërore për pensionistët, Fondi ka përfunduar me kohë të gjitha përgatitjet për zbatimin e pandërprerë të pagesës së pensioneve.

Për këtë qëllim, janë siguruar fonde në shumën totale prej 9.289.521,686.00 denarë (nëntë miliardë e 289 milionë e 521 mijë e 686 denarë) për gjithsej 340.156 përfitues të pensioneve.

Meqenëse 1 janari është ditë jo pune (festë zyrtare), fondet do t’u transferohen bankave komerciale më 2 janar 2026.
Fondi Pensional tashmë i ka dorëzuar njoftimet me të dhëna të sakta për numrin e pensionistëve dhe shumat përkatëse në të gjitha bankat komerciale, gjë që garanton se procesi i pagesës do të kryhet në mënyrë efikase dhe pa vonesë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.