KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Florent Muslija konfirmon formën fantastike, shënon gol ndaj Bochumit

Florent Muslija konfirmon formën fantastike, shënon gol ndaj Bochumit

Fortuna Dusseldorfi po udhëheq me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Bochumit në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga 2.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 pas golit të realizuar nga zvicerani Cedric Itten.

Në pjesën e dytë Dusseldorfi ia doli të realizojë edhe golin e dytë, ku kësaj radhe në skenë doli ylli kosovar Florent Muslija.

Muslija i cili këtë ndeshje e nisi nga banka rezervë, realizoi për 2-0 në minutën e 57-të të ndeshjes.

Për 27-vjeçarin ky ishte goli i tij i katërt në këtë edicion të garave, teksa ka edhe po aq asistime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.