KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Florence Pugh shfaqet në superformë me një kostum të verdhë në West Hollywood

Florence Pugh shfaqet në superformë me një kostum të verdhë në West Hollywood

Florence Pugh tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në West Hollywood, ku mori pjesë në shfaqjen e dramës së re historike të Netflix, “East of Eden”.

Aktorja 30-vjeçare u shfaq me një kostum të verdhë të qëndisur me dantellë nga koleksioni i Rodarte për vitin 2027.

Veshja përfshinte një bluzë me jakë të lartë dhe një hapje përpara, e cila nxirrte në pah barkun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.

Ajo e kompletoi pamjen me një fund me shtresa, këpucë metalike prej sateni dhe bizhuteri ari e argjendi.

“East of Eden” është bazuar në romanin e famshëm të John Steinbeck të vitit 1952 dhe pritet të nisë transmetimin më 1 tetor.

Në serial, Pugh luan Cathy Ames, një personazh intrigues që është e martuar me Adam Trask, të interpretuar nga Christopher Abbott.

Seriali është përshtatur nga Zoe Kazan, e cila vlerësoi zgjedhjen e Pugh për rolin kryesor, duke e cilësuar atë si aktoren e duhur për të interpretuar Cathy-n.

Ndërkohë, Pugh ka pranuar se rikthimi i këtij personazhi për një brez të ri shikuesish është një sfidë që e ka emocionuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.