Barcelona dhe Real Madrid kanë krijuar një kontrast interesant këtë sezon sa i përket kohës kur i realizojnë golat.
Skuadra e Flickut ka shënuar para minutës së dhjetë në tetë nga 15 ndeshjet e zhvilluara dhe në të gjitha rastet ka fituar. Në total, katalonjasit kanë realizuar nëntë gola brenda 15 minutave të para.
Reali i Mourinhos, ndërkaq, ka shënuar pas minutës së 85-të në nëntë ndeshje, duke siguruar pesë fitore falë këtyre realizimeve. Gjashtë gola kanë ardhur në kohën shtesë.
Kjo prirje u pa edhe në El Clasicon e fundit, kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 87-të për fitoren 2:1 në Camp Nou.
Barcelona synon t’i zgjidhë ndeshjet sa më shpejt, ndërsa Reali po dëshmon se mund të jetë vendimtar edhe në sekondat e fundit. /Zëri

