KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick paralajmëron ndryshimin e madh te Barcelona, Raphinha mund t’ia marrë penalltitë Yamalit

Flick paralajmëron ndryshimin e madh te Barcelona, Raphinha mund t’ia marrë penalltitë Yamalit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po shqyrton mundësinë e ndryshimit të ekzekutuesit të penalltive, pas gabimit të fundit të Lamine Yamalit në ndeshjen ndaj Villarrealit.

Barcelona fitoi 3-2 pas një përmbysjeje spektakolare, por në pjesën e parë Yamal humbi mundësinë për të shënuar nga pika e bardhë.

19-vjeçari, i cili vetë e fitoi penalltinë, e dërgoi topin jashtë portës. Ky ishte penalltia e tretë e humbur nga ai për Barcelonën gjatë vitit 2026.

Pas ndeshjes, Flick u pyet nëse Raphinha mund të bëhet ekzekutuesi kryesor i penalltive.

"Ato vendosen në fushë. Ndoshta duhet të mendoj për ta ndryshuar këtë, nuk jam ende i sigurt. Do të flas me Raphinhan dhe Yamal për të parë se si do ta menaxhojmë këtë në të ardhmen. Të dy janë të aftë të shënojnë penallti”, deklaroi gjermani.

Barcelona, ndërkohë, realizoi tri gola brenda dhjetë minutave në pjesën e dytë dhe siguroi fitoren 3-2.

Katalunasit kanë 12 fitore në 13 ndeshje të La Ligës dhe vazhdojnë të kryesojnë me tri pikë më shumë se Real Madridi. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.