KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Camp Nou’

Flick ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Camp Nou’

Hansi Flick ka pranuar se do të dëshironte ta udhëhiqte Barcelonën në një finale të Ligës së Kampionëve në “Spotify Camp Nou”, ndonëse gjermani e pranon se nuk mund të parashikojë nëse do të jetë ende trajner i klubit në atë moment.

I pyetur nëse do të dëshironte të ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou” si trajner i Barcelonës, Flick dha një përgjigje të prerë.

“Patjetër. 100 për qind. Si trajner ose si tifoz, do ta shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Jam i lumtur te Barcelona dhe jam i lumtur që drejtoj Barçën, por nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Flick.

Trajneri gjerman foli edhe për ambiciet e Barcelonës për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe për të shkruar historinë në stadiumin e saj të rinovuar.

“Ëndrra jonë është të jemi të parët që e fitojmë Ligën e Kampionëve. Kemi dëgjuar për këtë. Është një lajm i mirë për klubin. Ky stadium, kur të përfundojë, do të jetë i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Barcelona synon rikthimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa “Spotify Camp Nou” i rinovuar do të jetë nikoqir i finales së kompeticionit në vitin 2029. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.