KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick dëshiron vetëm një lojtar te Barcelona, nuk është i interesuar për alternativa

Flick dëshiron vetëm një lojtar te Barcelona, nuk është i interesuar për alternativa

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, po e konsideron si objektivin e tij të ëndrrave vetëm transferimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Julian Alvarez.

Trajneri gjerman nuk është i interesuar të eksplorojë opsione alternative si Dusan Vlahovic, Victor Osimhen dhe Lautaro Martinez.

Flick e sheh Alvarezin si numrin 9 ideal për sistemin e tij dhe si pasardhësin afatgjatë të Robert Lewandowskit.

Megjithatë, pika e ngërçit vazhdon të jetë ngurrimi i Atleticos për ta shitur sulmuesin argjentinas te Barcelona me çdo kusht.

Në fakt, qëndrimi i ashpër i Los Rojiblancos e ka frustruar fituesin e Kupës së Botës 2022, i cili pohon se klubi ka thyer një premtim të hershëm për të lehtësuar largimin e tij këtë verë.

26-vjeçari është i vendosur të sigurojë një transferim në Camp Nou dhe së shpejti do të zhvillojë bisedime me trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, dhe drejtues të tjerë.

Nga ana tjetër, Barcelona ka vendosur të pezullojë opsionet e Planit B, pasi po kërkon të gjejë një zgjidhje në ndjekjen e Alvarez. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.