KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Flet ambasadorja e Shqipërisë në Turqi: Ja si e nxorrëm Eva Dumanin nga kampi i “ferrit”

Flet ambasadorja e Shqipërisë në Turqi: Ja si e nxorrëm Eva Dumanin nga kampi i “ferrit”

Blerta Kadzadej, ambasadorja e Shqipërisë në Turqi, ka folur për riatdhesimin e Eva Dumanit pas 12 vitesh nga kampi Al-Hol në Siri. Ambasadorja ndau detaje nga operacioni i vështirë për ta nxjerrë të renë, e cila rrinte atje prej 12 vitesh.

“Ju keni shumë të drejtë, ky ishte një rast njerëzor fundi i një kalvari të gjatë të dy fëmijëve, të cilët duhet të jetonin jetën fëmijërore sic i takon të gjithëve, por që patën një fatkeqësi”.

“Kemi nisur në datën 5 për riatdhesimin e Evës nga Kampi Al-Hol dhe i kemi marrë nga Ministria për Evropën e Jashtme, e cila ishte përgjegjëse. Ky ishte një rast kompleks. Kërkoi bashkëpunimin me shumë institucione dhe me diplomatët e Turqisë. Gjithashtu koordinimi me autoritetet turke, që ishte i përkryer, kërkonte një trajtim më të përmbledhur nga mediatizimi i tepërt dhe nga ana njerëzore.

Ju e nisët emisionin duke thënë se ajo u fut në Turqi nga kampet e Sirisë. Kryem procedurat dhe protokollet dhe rastet, që të bëhet gjithçka me koordinim, kërkon kohën e duhur dhe trajtimin e duhur nga autoritetet vendore. Ne duhet të respektojmë rregullat e shtetit pritës. Autoritetet turke e kanë bërë pa dyshuar.” – tha ambasadorja.

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.