Daut Haradinaj, ka bërë të ditur se Flamur Shyqeri Shala i është bashkuar listës së Aleancës.
Haradinaj ka vlerësuar se Shala përfaqëson vlera të shumëfishta dhe është një emër që vjen nga një familje me kontribut të njohur për vendin.
“Flamuri përfaqëson vlera të shumëfishta. Si djali i Dajës Shyqë, që kombi e njeh për vlerat e tij, ai është rritur në një frymë që sot e bën nder ta kemi krah”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe kontributin e Dajës Shyqë, duke e cilësuar atë si luftëtar të tri luftërave çlirimtare, i cili sot, sipas tij, me krenari po i udhëzon djemtë e tij në vizionin për Kosovën shtet.
“Krenar të bashkë-rrugëtojmë me Flamur Shyqeri Shalën”, ka deklaruar Haradinaj.