KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Flaka Loxha kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare 2026

Flaka Loxha kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare 2026

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke vazhduar me paraqitje të mirë rrugëtimin e saj në Itali.

Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në raundin e dytë u përball me përfaqësuesen e Italisë, Michela Terranova. Xhudistja e Kosovës arriti ta fitojë duelin me Yuko, duke siguruar kështu kalimin në mesin e katër më të mirave.

Në gjysmëfinalen e kategorisë -57 kilogram, Loxhën e pret një tjetër sfidë e fortë, ku do të përballet me xhudisten kroate Ana Viktorija Puljiz. Fitorja në këtë duel do ta dërgonte përfaqësuesen e Kosovës në finalen e madhe.

Kosova po merr pjesë në “Taranto 2026” me delegacionin më të madh në historinë e saj në Lojërat Mesdhetare, me 163 sportistë në 21 sporte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.