Lionel Messi dhe Argjentina dukeshin pranë eliminimit nga Kupa e Botës 2026 për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi ishin në disavantazh 2-0 ndaj Egjiptit edhe dhjetë minuta para fundit. Megjithatë, një rikthim i jashtëzakonshëm u dha fitoren 3-2 dhe kualifikimin në çerekfinale.
Cristian Romero ngushtoi rezultatin, Messi barazoi në 2-2 me një gol që e çoi në kuotën e tetë golave në një Botëror, duke barazuar rekordin 96-vjeçar të Guillermo Stábile për Argjentinën, ndërsa Enzo Fernandez realizoi golin e fitores në kohën shtesë.
Duke folur për TyC Sports pas ndeshjes, Messi komentoi vështirësinë e përmbysjes dhe karakterin e skuadrës.
“Jam i lumtur që u kualifikuam dhe për mënyrën se si e arritëm. E dinim se do të ishte e vështirë. Vuajtëm sërish, por ky është Botërori”.
“Çdo ndeshje është e tillë, sepse të gjitha ekipet janë shumë të barabarta. Nuk është e lehtë të rikthehesh nga rezultati 2-0, por siç e kam thënë gjithmonë, kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë. Ne vazhdojmë të luftojmë deri në fund”.
“Patëm fat që shënuam herët në pjesën e dytë me golin e Cuti Romeros. Kishte ende shumë kohë dhe arritëm ta përmbysnim rezultatin para vërshëllimës së fundit”.
“Ajo që bëri kjo skuadër në këtë ndeshje eliminatore është e pabesueshme. Jam shumë i lumtur që tifozët tanë mund të vazhdojnë ta shijojnë këtë rrugëtim dhe atë që po bëjmë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu”.
Kur Argjentina ishte në disavantazh 2-0 vetëm pak minuta para fundit, Romero shënoi për 2-1, ndërsa Messi barazoi në 2-2 vetëm pesë minuta më vonë, duke përmbysur disavantazhin prej dy golash.
Me këtë arritje, Messi u bë vetëm lojtari i tretë në historinë e Kupës së Botës që ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në dy gola të shënuar brenda pesë minutave ose më pak për të përmbysur një disav antazh prej dy golash në një ndeshje të fazës eliminatore, duke iu bashkuar Abdelrahman Faëzi (1934) dhe Kylian Mbappe (finalja e vitit 2022 ndaj Argjentinës)./Telegrafi/
