Këngëtari holandez, Ben Saunders, fituesi i sezonit të parë të The Voice of Holland, është gjetur i vdekur më 15 shtator në liqenin Rijkerswoerdse Plassen, pranë Arnhem-it në Holandë.
Ai ishte 43 vjeç.
Trupi i Saunders u gjet rreth orës 13:20 pas një operacioni kërkimi në zonën e notit.
Familja e tij konfirmoi vdekjen më vonë gjatë mbrëmjes.
Policia ka deklaruar se nuk dyshohet për ndonjë veprim kriminal, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë publik.
Ben Saunders u bë i njohur në vitin 2011, kur fitoi sezonin e parë të The Voice of Holland.
Kënga e tij debutuese “Kill for a Broken Heart” dhe albumi “You Thought You Knew Me by Now” arritën në krye të klasifikimeve muzikore holandeze.
– YouTube www.youtube.com
I njohur edhe me nofkën “Tattoo Ben”, Saunders e ndërthurte muzikën me profesionin e tatuazhistit në Arnhem.
Vëllai i tij, Dean Saunders, dha lajmin përmes Instagramit, derisa figura të tjera të muzikës, përfshirë ish-trajnerin e tij Marco Borsato, shprehën ngushëllimet për familjen. /Telegrafi/