KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Fituesi i çmimit Oscar thotë se trofeu mungon pasi u konfiskua në aeroport

Fituesi i çmimit Oscar thotë se trofeu mungon pasi u konfiskua në aeroport

Një regjisor fitues i çmimit Oscar, David Borenstein, ka deklaruar se një statujë Oscar e bashkëpunëtorit të tij Pavel “Pasha” Talankin është zhdukur pasi u ndalua nga Administrata e Sigurisë së Transportit (TSA) në aeroportin JFK.

Dy regjisorët e dokumentarit “Mr. Nobody Against Putin”, fitues i Oscar-it për Dokumentarin më të Mirë në ceremoninë e vitit 2026, po udhëtonin nga New York drejt Frankfurtit, shkruan DailyMail.

Sipas Borenstein, zyrtarët e TSA-së nuk lejuan që statuja të merrej në avion me arsyetimin se “mund të përdorej si armë”.

Më pas, Oscar-i u vendos në një kuti dhe u dërgua si bagazh i regjistruar, por sipas regjisorëve, ai nuk mbërriti kurrë në destinacion.

Linja ajrore Lufthansa ka konfirmuar se po heton rastin dhe po përpiqet ta gjejë paketën e humbur.

Filmi i tyre trajton jetën e Talankinit në Rusi dhe presionin ndaj tij për shkak të dokumentimit të luftës në Ukrainë, ndërsa vetë ai është larguar nga vendi dhe ka marrë azil në Evropë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.