KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fitoi 8-0, por trajneri sensacional shkarkohet nga klubi

Fitoi 8-0, por trajneri sensacional shkarkohet nga klubi

Filipe Luis nuk është më trajner i Flamengos që nga sot (e martë). Vendimi për largimin e tij u mor vetëm pak orë pasi skuadra e mposhti Madureirën me rezultatin 8-0 të hënën dhe siguroi një vend në finalet e Kampionatit Carioca, kampionatit lokal të Rio de Janeiros. Në një njoftim për shtyp, klubi konfirmoi pasuesit e tij.

Largimi pasoi një fillim të pasigurt të vitit 2026, gjatë të cilit Flamengo humbi Superkupën e Brazilit ndaj Corinthians dhe Superkupën e Amerikës së Jugut Recopa Sudamericana ndaj argjentinaseve të Lanus.

Ekipi është në vendin e 11-të në kampionatin brazilian me vetëm një fitore nga tre ndeshje. Performancat e dobëta çuan gjithashtu në pakënaqësi në rritje midis tifozëve, disa prej të cilëve e ofenduan trajnerin gjatë një ndeshjeje kundër Lanus në Maracana.

“Club de Regatas do Flamengo njofton se, që nga kjo e martë (3), Filipe Luis nuk do të jetë më në krye të ekipit profesional. Ivan Palanco (ndihmës trajner) dhe Diogo Linhares (trajner fizik) gjithashtu po largohen nga klubi së bashku me të”.

“Flamengo falënderon ish-lojtarin dhe trajnerin Filipe Luis për gjithçka që është arritur dhe ndarë gjatë këtij udhëtimi. Klubi i uron atij suksese dhe fat të mbarë në vazhdimin e karrierës së tij profesionale”, thuhet në njoftim.

Ai largohet me trofe mbresëlënës

Pavarësisht kësaj, Flamengo falënderoi ish-lojtarin dhe trajnerin e tyre për punën e tij dhe i uroi suksese në pjesën tjetër të karrierës së tij. Luis largohet me një rekord mbresëlënës suksesi në periudhën e mëparshme.

Në vitin 2024, ai fitoi Kupën e Brazilit, dhe më pas vitin e kaluar, në vitin 2025, fitoi Copa Libertadores, Kampionatin Carioca dhe Kampionatin Brazilian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.