Filmi zviceran “Heldin”, ku merr pjesë edhe aktori shqiptar Ridvan Murati, është nderuar me çmim në Swiss Prix Walo, një nga eventet më prestigjioze të artit dhe argëtimit në Zvicër.
Ky vlerësim konsiderohet një sukses i rëndësishëm për projektin filmik, i cili ka tërhequr vëmendje për realizimin dhe interpretimet.
Ridvan Murati/Instagram
Pjesëmarrja e Muratit në këtë film shënon një tjetër hap të rëndësishëm për prezencën e aktorëve shqiptarë në produksione ndërkombëtare.
Ridvan Murati/Instagram
“Heldin” është pritur mirë nga publiku dhe kritika, ndërsa çmimi në Swiss Prix Walo e forcon pozitën e tij në skenën evropiane të filmit.
Ky sukses vjen si dëshmi e rritjes së bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe rolit gjithnjë në rritje të artistëve shqiptarë në industrinë e kinemasë. /Telegrafi/
Ridvan Murati/Instagram