KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot ka vizituar vreshtarët e rajonit të Tikveshit. Gjendja me prodhimtarinë e rrushit sipas tij, është katastrofike pasi siç tha Filipçe, janë rritur shpenzimet, ndërsa çmimi i blerjes është poshtërues.

Filipçe ka premtuar se LSDM-ja do të propozojë ligj, me të cilin do të kërkohet rritja e çmimit të blerjes për 5 denarë për kilogram për të gjitha llojet e rrushit, si për prodhimin e verës ashtu edhe për konsumim.

“Për fat të keq të njëjtat probleme sikur vitin e kaluar, të njëjtat probleme, e njëjta sjellje mizore dhe jonjerëzore nga ana e kryeministrit Hristijan Mickoski, tërë Qeverisë, por edhe ministrit të Bujqësisë ndaj vreshtarëve. Pasi që ofrojnë çmime poshtëruese të blerjes së rrushit. Shpenzimet për prodhim janë shumëfish të rritura. Sa është çmimi i derivateve? Më tej shpenzimet janë rritur edhe për punën e dorës, njerëzit që e mbledhin rrushin kërkojnë 2.000 denarë, është rritur çmimi i ujit dhe gjithsesi është rritur në mënyrë enorme është rritur edhe çmimi i plehrave”, deklaroi Filipçe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.