Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës kanë performuar në skenën e Filharmonisë së Krakovit në Poloni, ku janë pritur me duartrokitje të gjata nga publiku polak.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se performanca u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit Wojciech Czepiel.
“Përmes një programi që ndërthuri veprat e kompozitorëve polakë dhe shqiptarë, artistët tanë prezantuan muzikën dhe krijimtarinë tonë në skenën e Filharmonisë së Krakovit”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.
Ajo ka përgëzuar artistët për paraqitjen e tyre.
“Përgëzime për të gjithë artistët për këtë paraqitje të suksesshme!”, ka shkruar ministrja.
Burimi: zeri.info ↗

