KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri

Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri

Po vazhdon beteja me zjarret në Fier, pas një nate të vështirë ku flakët përfshinë disa zona dhe rrezikuan banesa, biznese dhe banorë.

Të favorizuara nga era e fortë, vatrat u përhapën në Fermë Çlirim, Radostinë, Levan, Peshtan i Vogël, Frakull dhe Zhupan, ndërsa gjatë natës ndërhyrja u vështirësua nga errësira dhe terreni i thyer.

Situata më problematike u paraqit në kodrat e Levanit dhe Radostinës, ndërsa flakët avancuan edhe në drejtim të Peshtanit, raporton a2cnn.

Me zbardhjen e ditës operacioni ka rifilluar me forca të shtuara, ndërsa 90 efektivë të Forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës janë angazhuar në vatrën e Frakullës. Në terren ndodhen gjithashtu 7 mjete zjarrfikëse, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Në Frakull flakët kanë përfshirë një masiv me pisha, duke shkaktuar prani të lartë tymi dhe duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.

Vatra vijon të përhapet në drejtim të fshatit Peshtan, por aktualisht ndodhet larg zonave të banuara. Operacioni vijon për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve, pas një dite ku zjarret prekën rëndë gjashtë fshatra të qarkut të Fierit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.