KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fetoshi: Pse Serbia e fabrikon ‘rrezikun’ në Prishtinë

Fetoshi: Pse Serbia e fabrikon ‘rrezikun’ në Prishtinë

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi ka komentuar disa analiza që janë publikuar e ku sipas tij synojnë që Kosova të paraqitet si faktor destabilizues në rajon për të cilat thotë se ndërtojnë narrativën e një ‘kërcënimi të rremë’.

Fetoshi thekson se pretendimet për “agresion të NATO-s” në të kaluarën dhe për “rrezik nga bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci” janë pjesë e një kornize propagandistike që, sipas tij, synon të devijojë vëmendjen nga realiteti në terren, njofton Dukagjini.

Mes tjerash, kreu i “Octopus” kritikoi ashpër gazetarin e “Politika”, Dejan Spaloviq, duke thënë se analiza e tij për “militarizim të Kosovës” dhe pretendimet se “Prishtina pret sinjal për agresion” nuk kanë bazë reale dhe shërbejnë për qëllime politike.

Sipas Fetoshit, forcimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), bashkëpunimet ndërkombëtare dhe rritja e buxhetit të mbrojtjes janë interpretuar në mënyrë të shtrembëruar si kërcënim për paqen në rajon teksa shton se Kosova është shtet sovran, i konfirmuar edhe nga opinioni këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e saj, dhe se FSK-ja funksionon sipas standardeve të NATO-s dhe kontribuon në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

Në fund, Fetoshi ka shtuar se narrativat e tilla janë pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike që synon mobilizimin nacionalist dhe devijimin e vëmendjes nga zhvillimet e brendshme në Serbi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.