Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, organizuar nga ETEA, është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend që i kushtohet librit, leximit dhe letërsisë për fëmijë.
Detajet
Data: 16–20 shtator 2026
Koha: 10:00 – 18:00
Vendndodhja: Amfiteatri i sheshit ‘Zahir Pajaziti’
Eventi bashkon fëmijë, prindër, edukatorë, autorë dhe shtëpi botuese në një hapësirë të përbashkët për aktivitete edukative dhe kreative.
Programi?
Programi i festivalit përfshin:
- Prezantime librash
- Lexime me autorë
- Punëtori kreative
- Aktivitete ndërvepruese
- Shfaqje për fëmijë
- Lojëra edukative
- Takime mes prindërve, edukatorëve dhe shtëpive botuese
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Qasje në libra dhe botime të reja për fëmijë
- Aktivitete edukative dhe kreative për fëmijë
- Mundësi për takime me autorë dhe edukatorë
- Program që lidh leximin me argëtimin dhe kreativitetin
- Nxitje e shprehive të leximit tek fëmijët
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Hyrja në festival është falas dhe e hapur për publikun.
Festivali është i dedikuar për:
- Fëmijë
- Prindër
- Mësimdhënës
- Edukatorë
- Publikun e gjerë
Disa aktivitete mund të kenë kapacitet të kufizuar.
Kontakt:
- +383 49 123 345
- agon.etea@gmail.com
Sponsor gjeneral i këtij edicioni është IPKO