Barcelona ka marrë lajme shqetësuese pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, pasi Eric Garcia, Gerard Martin dhe Jules Koundé kanë përfunduar ndeshjen me probleme fizike, vetëm tri ditë para përballjes me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve.
Eric Garcia është shqetësimi kryesor për trajnerin Hansi Flick. Mbrojtësi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit. Megjithatë, dyshimet e para flasin për një problem jo shumë serioz.
Gerard Martin u zëvendësua në pushimin mes pjesëve, ndërsa Koundé përfundoi ndeshjen me shqetësime fizike. Për të dy, sinjalet fillestare janë më optimiste.
Barcelona do t’u nënshtrojë lojtarët ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimeve dhe mundësinë e aktivizimit kundër PSG-së.
Flick shpreson t’i ketë në dispozicion mbrojtësit për një ndeshje shumë të rëndësishme evropiane, por vendimi përfundimtar do të varet nga rezultatet e kontrolleve mjekësore dhe rikuperimi i tyre. /Zëri

