Ferrari po vazhdon të jetë i zënë, pasi synon të lansojë jo më pak se katër vetura në vit midis vitit 2026 dhe fundit të vitit 2030.
Këto janë 20 modele në vetëm pesë vjet , një numër jashtëzakonisht i madh për një markë veturash ekzotike që shiti vetëm 13,640 njësi në vitin 2025.
Një gjë që të gjithë modelet e ardhshme do të kenë të përbashkët është se shoferi do ta kontrollojë veturën.
Drejtori ekzekutiv Benedetto Vigna po përjashton mundësinë e një Ferrari plotësisht autonom, dhe madje vë në pikëpyetje pse dikush do të blinte një nga veturat e kompanisë nëse nuk mund ta ngiste atë.
Ai u zotua të vendoste një timon në çdo automjet në mënyrë që pronarët të mund të shijojnë drejtimin në vend që t’i lënë kompjuterët të bëjnë të gjithë punën.
“Nuk do të bëjmë vetura plotësisht autonome. Duam që njerëzit të argëtohen, jo çipat. Duam të kemi një timon dhe një burrë ose një grua pas timonit. Përndryshe, pse blen një Ferrar”, tha Vigna. /Telegrafi/
