Ferran Torres po kalon një periudhë të vështirë te Paris Saint-Germaini, pas një fillimi mbresëlënës të aventurës së tij në Francë.
Sulmuesi spanjoll, i transferuar gjatë verës për 48.5 milionë euro, kishte nisur me gola dhe paraqitje të shkëlqyera, përfshirë edhe një tregolësh në Ligën e Kampionëve ndaj Slovan Bratislavës.
Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Torres ka pesë ndeshje radhazi pa shënuar dhe në përballjet e rëndësishme ndaj Manchester Cityt dhe Barcelonës e nisi ndeshjen nga stoli. Në takimin kundër Lyonit, ai shpërdoroi katër raste të pastra, përpara se të zëvendësohej.
Ndonëse situata nuk konsiderohet ende alarmante, spanjolli duhet të rikthejë sa më shpejt formën dhe efikasitetin e treguar në fillim të sezonit./Klankosova.tv

