KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 mposht Ballkanin në minutat shtesë

Feronikeli ’74 ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat minimal 1-0.

Skuadra nga Drenasi vazhdon të tregojë formë pozitive në kampionat, pasi pas fitores ndaj Dukagjinit dhe barazimit me Malishevën, ka arritur të marrë tri pikë edhe përballë një prej skuadrave pretendente për kreun e tabelës.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u karakterizua me rivalitet dhe lojë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat krijuan disa mundësi shënimi, por asnjëra nuk arriti të gjente rrugën drejt golit.

Edhe në fraksionin e dytë loja mbeti e hapur, me raste nga të dyja anët. Megjithatë, vendasit u treguan më këmbëngulës dhe arritën ta shpërblejnë angazhimin e tyre në fund të takimit.

Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Ibrahim Cërvadiku u bë protagonist në minutat shtesë, duke realizuar një gol të bukur që i siguroi Feronikelit ’74 fitoren me rezultat 1-0.

Me këtë triumf, Feronikeli ’74 ngjitet në pozitën e shtatë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Ballkani mbetet i katërti me 19 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Feronikeli ’74 do të përballet me Dritën në udhëtim, kurse Ballkani do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.