Feronikeli ’74 do të presë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas skuadrën e Vushtrrisë në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar.
Dy ekipet që këtë sezon siguruan promovimin në Superligën e Kosovës, po kalojnë në një formë aspak të mirë pas gjashtë xhirove të para.
Vendasit kanë vetëm një fitore dhe ndeshjet e tjera i kanë humbur, ndërsa Vushtrria i ka humbur që të gjitha.
Të dyja taboret do të tentojnë që sot të hapin një faqe të re duke lënë pas krahëve këto rezultate zhgënjyese.
Formacionet zyrtare:
Feronikeli 74’: Kolaj, Selmani, Rexhaj, Halili, Rudari, Shabani, Taipi, Luetic, Prapashtica, Cervadiku, Dobratiqi.
Vushtrria: Isufi, Spahiu, Ibrisagic, Ajdini, Islami, Maxhuni, Paloka, Hasani, Behrami, Statovci, Sane.
/Telegrafi/