Ferizaj është nikoqir i Dukagjinit në kuadër të xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat janë duke luftuar për mbijetesë dhe synojnë sot vetëm tre pikët.
Ferizaj dhe Dukagjini do të përballen edhe në finalen e Kupës së Kosovës, derisa sot kjo ndeshje është finale për mbijetesë.
Fitorja vlen shumë për të dyja skuadrat dhe janë gati të dhënë gjithçka për të arritur maksimumin.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski,Gligorov, Neziri, Sadiki, Avdulli, Ramusa, Fejzaj, Sadriu, Berisha, Oguns, Richards.
Dukagjini: Lekaj, Pllana, Basri, Iseni, Bardhoku, Xhemajli, Morina, Gashi, Isufi, Maliqi, Berisha./Telegrafi/