Një incident i pazakontë ka ndodhur në panairin e veturave në Paris, ku dy fëmijë arritën ta aktivizonin një Mercedes-Benz VLE elektrik dhe ta përplasnin atë në murin e ekspozitës.
Njëri prej tyre aktivizoi sistemin elektrik dhe vendosi veturën në marshin e pasmë, duke shkaktuar përplasjen.
Një specialist i Mercedesit u përpoq ta ndalte mjetin, por pa sukses.
Pas goditjes, në murin dekorativ u shkaktuan dëme të dukshme.
Nuk dihet nëse ata u përballën me ndonjë pasojë dhe as sa të mëdha ishin dëmet në veturë.
Ironikisht, Mercedes-Benz VLE është prezantuar si një automjet i përshtatshëm për familjet, por këtë herë dy vizitorët e vegjël vendosën ta testonin pak më shumë seç duhej. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

