Futbollistja zvicerane Alisha Lehmann dhe ish-ylli i reality show-t Montel McKenzie kanë njoftuar fejesën e tyre pas një romance që filloi në fillim të këtij viti.
Çifti e ndau lajmin e lumtur në Instagram, duke postuar pamje nga një propozim romantik në plazh.
Fotot tregojnë momentin kur 28-vjeçari Montel, një konkurrent i Love Island 2023, u ul në gjunj para 27-vjeçares për të kryer ritualin e propozimit.
Lojtarja e Leicester City, e cila dikur ishte quajtur “futbollistja më tërheqëse në botë” nga mediet, shkroi “gjithmonë dhe përgjithmonë” përkrah postimit.
Për mbrëmjen e veçantë, Alisha veshi një fustan të shkurtër të zi, ndërsa Montel një pulovër pa mëngë ngjyrë krem elegante. Pasi ajo tha po, çifti u përqafua dhe festoi, me Alisha-n që tregonte unazën e saj me diamant.
Ndyrhse, çifti konfirmoi lidhjen e tyre në janar të këtij viti, dhe spekulimet për fejesë filluan në maj pasi u panë së bashku duke vizituar një dyqan bizhuterish.
“Ata menjëherë u lidhën dhe filluan të dilnin bashkë. Alisha e kishte çuar atë në apartamentin e saj në liqenin e Komos për pushime sekrete fundjave për njëfarë kohe, dhe nuk mendoj se Montel mund ta besonte fatin e tij. Të gjithë janë shumë të lumtur për ta, edhe pse fillimisht menduan se do të ishte thjesht një aventurë kalimtare”, tha një burim më parë për The Sun.
Përpara lidhjes së saj me Montel, Alisha ishte në një lidhje katërvjeçare me yllin e Aston Villas, Douglas Luiz, nga i cili u nda vitin e kaluar. Montel ishte në çift me Leah Taylor gjatë kohës së tij në “Love Island” dhe u shfaq shkurtimisht në edicionin “All Stars” të shfaqjes në vitin 2025.
