KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fardi Fest – Rahovec

Fardi Fest – Rahovec

Fardi Fest rikthehet me edicionin e tij të 3-të në Xërxe të Rahovecit, si një festival që synon promovimin e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe lidhjes së mërgatës me vendlindjen.

I organizuar nga shoqata “Forumi Anadrini” (FARDI), festivali krijon një hapësirë të hapur për komunitetin, diasporën, familjet dhe vizitorët që duan të përjetojnë muzikë, traditë, ushqime tradicionale dhe aktivitete kulturore në një ambient të përbashkët.

Detajet

Data: 2–3 gusht 2026
Koha: 18:00 – 23:50
Vendndodhja: Xërxe, Rahovec – Kompleksi Memorial në Gradish

Programi?

Programi i festivalit përfshin:

  • Performanca muzikore
  • Valle
  • Lojëra tradicionale
  • Muze
  • Ushqime tradicionale
  • Aktivitete kulturore dhe shoqërore

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të përjetuar kulturën dhe trashëgiminë lokale në Rahovec
  • Për të forcuar lidhjen mes mërgatës dhe vendlindjes
  • Për të ndjekur performanca artistike live
  • Për të shkëmbyer përvoja me komunitetin, bizneset dhe vizitorët
  • Për të kaluar kohë me familje dhe miq në një festival të hapur për të gjithë

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në festival është falas.

Festivali është i hapur për të gjithë, pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie tjetër.

Kapaciteti është deri në 5,000 persona, ndërsa parkingu është i organizuar në disa lokacione afër vendndodhjes së festivalit.

Kontakt: forumi.anadrini@gmail.com

Facebook:
www.facebook.com/forumi.anadrini

Instagram:
www.instagram.com/forumi.anadrini

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.