Mesfushori i talentuar me prejardhje nga Kosova, Enis Zeqiri është ftuar nga klubi danez Sonderjyske.
Sonderjyske, klub nga i cili doli edhe Olti Hyseni, vazhdon t’iu besojë lojtarëve të rinj, të cilët po i promovojnë nga akademia në ekipin e parë.
Në përballjen që do ta zhvillojnë ndaj Horsens, i ftuar është edhe 18-vjeçari, që luan në pozitën e mesfushorit me tipare ofensive.
Mbetet të shihet nëse Zeqiri do të zhvillojë ndonjë minutë megjithatë ftesa konfirmon se shumë shpejtë mund të përfshihet në planet e klubit danez.
Përndryshe, përpos Hysenit edhe sulmuesi Albert Rrahmani ka dalë nga akademia e Sonderjyskes. Zeqiri në anën tjetër nuk ka përfaqësuar asnjë kombëtare në nivelin ndërkombëtar./Telegrafi/

