KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Familja fsheh vdekjen e të birit nga nëna dhe e “ringjall” me AI për të komunikuar me të

Familja fsheh vdekjen e të birit nga nëna dhe e “ringjall” me AI për të komunikuar me të

Një familje në Kinë ka shkaktuar debat të madh në internet pasi ka përdorur një klon digjital me inteligjencë artificiale të një burri të vdekur, në mënyrë që ai të komunikojë me nënën e tij përmes video-thirrjeve.

E krijuar pas vdekjes së burrit në një aksident automobilistik, kopja me AI është ndërtuar nga fotografi, video dhe regjistrime zëri të tij. Ajo është aq e ngjashme me të vërtetin sa imiton zërin, mënyrën e të folurit dhe madje edhe disa sjellje karakteristike.

Nëna 80-vjeçare e burrit nuk është informuar kurrë për vdekjen e tij dhe vazhdon të besojë se ai jeton dhe punon në një qytet tjetër. Për të ruajtur këtë iluzion dhe për t’ia kursyer tronditjen në moshë të thyer, familja organizon video-thirrje me klonin AI, ku ai “flet” me të.

Ajo i jep këshilla si çdo nënë: të kujdeset për veten, të hajë mirë dhe të vishet ngrohtë, ndërsa ai i përgjigjet duke i thënë se së shpejti do ta vizitojë, shkruan odditycentral.

Rasti ka ndarë opinionin publik në dy kampe: disa e shohin si një akt dashurie dhe mëshire, ndërsa të tjerë mendojnë se e vërteta duhet t’i thuhet pavarësisht dhimbjes.

Familja ka vendosur të mos zbulojë të vërtetën për shkak të moshës dhe gjendjes së saj shëndetësore, përfshirë problemet me zemrën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.