Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, gjatë qëndrimit në Prishtinë ka folur për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Këshillin e Evropës, ku ka dhënë mbështetjen e Sllovenisë.
Ajo ka përmendur se Kosova duhet të vazhdojë reformat për shtet të së drejtës.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ajo ka thënë se mbështesin këtë proces dhe se dialogu të nis sa më shpejtë.
“Të fillojnë negociatat dhe të flasin për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Do të ofrojmë mbështetje për integrimin e Kosovës në çfarë do mënyre. Besoj që Kosova do të ulët në tavolinë do të diskutojë dhe sigurisht këto negociata të bëhen sa më të shpejta”, ka thënë Fajon.
Ajo ka folur edhe për liberalizmin e vizave për Kosovën që pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2024 e sipas saj hap rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në BE.
Ish-raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian ka uruar të qytetarët e Kosovës, siç ka thënë ajo për këtë sukses të përbashkët.
“Ju urojë të gjithëve në Kosovë për suksesin e përbashkët që kemi arritur për liberalizimin e vizave. Ky do të jetë një hap i mirë për anëtarësimin e Kosovës në BE”, ka thënë Fajon në konferncën e përbashkët në Prishtinë me homologen Donika Gërvalla.
Diplomatja slloven do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.