KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

Evropianët po planifikojnë më shumë udhëtime gjatë dimrit

Raporti i ri i Komisionit Evropian të Udhëtimeve tregon rritje të interesimit për pushime, udhëtime kulturore dhe destinacione më pak të frekuentuara nga turistët.

Udhëtimet gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në mesin e evropianëve. Sipas një raporti të ri të Komisionit Evropian të Udhëtimeve (ETC), 76 për qind e qytetarëve të anketuar planifikojnë të realizojnë të paktën një udhëtim me fjetje jashtë shtëpisë gjatë periudhës tetor 2026 – mars 2027.

Kjo shënon një rritje prej 3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas raportit, muaji dhjetor mbetet periudha më e preferuar për udhëtime, me 23 për qind të të anketuarve që planifikojnë të udhëtojnë gjatë sezonit festiv të Krishtlindjeve.

Sa i përket destinacioneve, Evropa Jugore dhe rajoni i Mesdheut vazhdojnë të jenë zgjedhjet kryesore, të preferuara nga 53 për qind e udhëtarëve. Ndërkohë, 23 për qind shprehin interes për destinacionet e Evropës Perëndimore.

Interesim të veçantë po shënojnë edhe pushimet në qytete, të cilat preferohen nga 19 për qind e udhëtarëve, si dhe udhëtimet kulturore dhe historike, me 18 për qind.

Një tjetër prirje që vërehet është dëshira për të vizituar vende më pak të njohura dhe më pak të frekuentuara nga turistët. Rreth 44 për qind e të anketuarve preferojnë destinacione më pak të vizituara.

Megjithatë, çmimet mbeten një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet për pushime. Raporti tregon se 37 për qind e udhëtarëve e konsiderojnë gjendjen financiare si shqetësim kryesor, ndërsa siguria mbetet kriteri më i rëndësishëm gjatë zgjedhjes së destinacionit.

Të dhënat bazohen në një anketë me 6 mijë persona në dhjetë tregje evropiane.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.