KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Eventi më 15 Tetor ku teknologjia do të rishkruajë të ardhmen e biznesit shqiptar

Eventi më 15 Tetor ku teknologjia do të rishkruajë të ardhmen e biznesit shqiptar

Teknologjia nuk është më thjesht një mjet mbështetës në prapaskenë, ajo po merr timonin e strategjisë, vendimmarrjes dhe transformimit të brendshëm të sipërmarrjeve. Më 15 tetor 2026, në mjediset e Hotel Marriott Tirana, konferenca Business Reset 2026 do të mbledhë udhëheqësit e teknologjisë dhe inovacionit për të zbërthyer se si inteligjenca artificiale, automatizimi i proceseve dhe automatizimi i të dhënave po rikonfigurojnë rregullat e lojës.

Në një botë ku bizneset po mbyten nga informacioni por kërkojnë qartësi, shtylla e teknologjisë në Business Reset 2026 vjen për të kthyer “zhurmën” në sinjal të qartë strategjik.

Një moment kyç për teknologjinë në Shqipëri

Në skenën qendrore (Main Stage) të konferencës, vëmendja do të përqendrohet te tre emra të njohur për mendjen e tyre vizionare:

●Gentian Gjiknuri (CEO i String dhe Gold Partner)

Një nga ekspertët dhe mbështetësit kryesorë të inovacionit në këtë edicion, i cili do të mbajë fjalimin hapës me temën “The Future of Business Management”, duke ndarë vizionin e tij se si sistemet e integruara dhe zgjidhjet digjitale po ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si menaxhohen kompanitë sot. Përveç skenës kryesore, ai do të drejtojë edhe dy sesione intensive praktike (Workshops), duke i pajisur drejtuesit me udhëzime konkrete për përshtatjen e sistemeve ERP dhe Odoo nga burimet njerëzore deri te performanca.

●Gjergj Kalaja (Impuls Agency)

Një nga figurat e njohura në fushën e teknologjisë, zhvillimit të softuerëve dhe inteligjencës së biznesit në Shqipëri. Gjergji, ka vite që ndihmon korporatat dhe bizneset në transformimin e tyre digjital, duke sjellë zgjidhje të avancuara të infrastrukturës dhe sistemeve të të dhënave. Në Business Reset 2026, ai do të ngjitet në skenë me temën “From Noise to Signal: Business Intelligence for the Albanian World”, ku do të udhëzojë sipërmarrësit se si t’i shndërrojnë të dhënat e e papërpunuara dhe malin e informacioneve të përditshme në vendimmarrje të saktë dhe inteligjencë konkrete tregu.

●Blendi Salaj

Me një përvojë të gjatë në median shqiptare dhe si një nga zërat më frymëzues e me ndikim në publik, Blendi Salaj do të sjellë një këndvështrim të thellë e strategjik mbi evolucionin digjital. Në fjalimin e tij “Media and the Transformative Frontier of Technology “, ai do të zbërthejë se si kufijtë e rinj teknologjikë po transformojnë mënyrën se si komunikojmë, si përpunohet informacioni dhe se si digjitalizimi për të qëndruar përpara konkurrencës në një mjedis mediatik që ndryshon me hapa galopantë.

Hapsira e dedikuar për Workshops

Përveç vizionit në skenën kryesore, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në sesione interaktive e praktike (Workshops) të përqendruara te zbatimi i drejtpërdrejtë i mjeteve teknologjike:

●Gentian Gjiknuri (String): “How to Adapt Odoo to Your Team’s Needs: From Hiring to Performance” dhe “How to Adapt Your ERP to Your Business Processes: Auditing, Integration, and Customization with Odoo”. Një udhëzues praktik mbi përshtatjen e sistemit ERP/Odoo për optimizimin e burimeve njerëzore dhe matjen e performancës.

●Olga Grabocka (iDigitalise): “Make AI Talk About Your Brand”. Një sesion goditës mbi mjetet e Inteligjencës Artificiale dhe mënyrën se si brandet mund të optimizojnë praninë e tyre digjitale në epokën e algoritmeve dinamike.

Më Shumë se Konferencë: Një Moment Kthese për Tregun Shqiptar

Pjesëmarrja në Business Reset 2026 nuk është thjesht një ndjekje pasive e ligjëratave, por një investim me kthim të menjëhershëm për çdo biznes. Duke u bërë pjesë e këtij edicioni, profesionistët dhe drejtuesit e kompanive do të marrin strategji konkrete e mjete teknologjike të zbatueshme, do të kenë qasje të drejtpërdrejtë në demonstrimet live të Experience Zone. Dita do të kurorëzohet në hapësirën ekskluzive të After Hours Cocktail, ku networking zyrtar merr trajtën e partneriteteve të reja strategjike.

Business Reset 2026 nuk do të jetë thjesht një ngjarje tjetër në kalendarin e biznesit, por pika e kthesës ku tregu ynë do të përcaktojë ritmin e ri të zhvillimit. Kjo konferencë përfaqëson një standard të ri mendësie, një hapësirë ku inovacioni merr formë praktike dhe ku çdo pjesëmarrës merr mjetet e duhura për të udhëhequr, e jo thjesht për t’i mbijetuar të ardhmes. Për sipërmarrjen shqiptare, ky është momenti për të bërë prapë reset, më të fortë, më të mençur dhe më teknologjikë se kurrë.

Siguroni biletën tuaj tani në linkun zyrtar: https://businessreset.al/#tickets

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.