KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Eva Green përfundon në spital pas një aksidenti gjatë xhirimeve të serialit “Wednesday”

Eva Green përfundon në spital pas një aksidenti gjatë xhirimeve të serialit “Wednesday”

Aktorja, Eva Green, është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një aksident gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit të njohur të Netflix, “Wednesday”.

Sipas raportimeve, 45-vjeçarja, e njohur për rolin e Vesper Lynd në filmin “Casino Royale”, ka lënduar këmbën gjatë xhirimeve pranë Dublinit.

Si pasojë e incidentit, puna në sheshxhirim u ndërpre përkohësisht.

“Eva pësoi një lëndim dhe ishte qartësisht në dhimbje. Producentët nuk donin të merrnin asnjë rrezik.

U thirrën mjekët dhe ajo u dërgua në spital, ku mori trajtimin e nevojshëm. Tani po rikuperohet mirë”, tha një burim për The Sun.

Xhirimet e sezonit të tretë kanë rifilluar, ndërsa Netflix dhe përfaqësuesit e aktores nuk kanë komentuar ende zyrtarisht mbi ngjarjen. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.